Aktualitet

Nis intervistimi i Altin Dumanit

Altin Dumani tha se gjatë gjithë karrierës së tij 23-vjeçare ka pasur arritje të rëndësishme, por ka edhe eksperiencë edhe si drejtues. 

16 Dhjetor 2022, 11:36 Nga k.m.
Nis intervistimi i Altin Dumanit
Altin Dumani

TIRANË- Kandidati tjetër për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka bërë një prezantim të shkurtër të vetes. Në prezantimin e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Altin Dumani tha se gjatë gjithë karrierës së tij 23-vjeçare ka pasur arritje të rëndësishme, por ka edhe eksperiencë edhe si drejtues. 

Altin Dumani: Unë besoj se suksesi varet nga puna në grup, atonomia e organeve të gjyqësorit dhe integriteti i institucionit. Të flasësh për veten është pak e vështirë, për mua si prokuror, ne jemi mësuar që të flasim për diçka tjetër. Ne jemi pak të kursyer kur flasim për veten, por të gjithë ata që nuk kanë informacionin e plotë për mua kam nisur që të punoj në vitin 1999, kam angazhim 23 vjet. E kam nisur në Sarandë. Nga atje kam shkuar në Tropojë, më tej në Tiranë. Nga qershori i vitit 2007, mu besua drejtimi i agjencisë së përbashkët hetimore. Kam punuar në Apelin e Tiranës për çështjet e korrupsionit dhe të hetimit të parave. U zgjodhja një nga anëtarët e SPAK, për më tej pastaj u bë 3 vjet që jam anëtar i kësaj prokurorie të Posaçme, është mision i vështirë dhe unë këtë frymë kam parë.

Kam marrë një ngarkesë të plotë në hetim dhe në gjykim, por edhe më shumë se prokurorët e tjerë. Kam ushtruar ndjekjen penale edhe pse nuk i përkas seksionit për korrupsionin. Nuk mund të lë pa përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar. Edhe me agjensitë angleze, franceze, zvicerane, se me italianet janë bërë të zakonshme hetimet. E gjitha ka krijuar një pamje të qartë për të pasur një luftë ndaj krimit të organizuar. është lufta në të gjithë territorin gjeografik. Për të ardhur më tej, kjo është...edhe vetë personalisht iu kam sjellë dokumentacionin e bollshëm. Kemi 3 vjet nga funksionimi, edhe sot nuk ka rregullore. Ka një draft të përgatitur në vitin 2019, por duhet ta kemi funksional sa më shpejt. Më është dhënë mundësia që të drejtoj kur zoti Kraja ka qenë jashtë vendit. Unë vlerësoj se edhe kjo duhet që të bëhet. 

altin dumani gara per kreun e ri te spak

Sondazh

Poll