Aktualitet

Hyri të vidhte në shtëpinë e belgut/ Shqiptari plagoset me armë nga i moshuari, transportohet në gjendje të rëndë (EMRI)

Nga hetimet rezulton se shqiptari ka qenë më parë i dënuar me tre vjet burg nga Gjykata Penale e Brukselit. 

16 Dhjetor 2022, 11:38 Nga a.l
Hyri të vidhte në shtëpinë e belgut/ Shqiptari plagoset me
Belgjikë

BELGJIKË- Një grabitës shqiptar i identifikuar me emrin Esri Miza është plagosur rëndë, pasi tentoi të hynte në një banesë në Belgjikë për të vjedhur, pasi u qëllua me armë nga pronari i saj. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari ka marrë plagë të rënda dhe është në gjednje kritike për jetën. 

Por si ndodhi ngjarja?

Mediat e huaja raportojnë se Esri Miza ishte futur në banesën e një 85-vjeçari për të grabitur, por ky i fundit e pikasi atë dhe e  qëlloi me armë e duke e lënë të plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur afër zonës rue de Villers në Gerpinnes. Nga hetimet rezulton se shqiptari ka qenë më parë i dënuar me tre vjet burg nga Gjykata Penale e Brukselit. Ai ishte strehuar në veri të Francës, në një spital në Valenciennes. Franca e dorëzoi së fundmi në Belgjikë, por burri pësoi lëndime të rënda pas plumbit të marrë. Sakaq, pritet që me përmirësimin e gjendjes shëndetësore të merret dëshmia e tij dhe të jepet masa e arrestit./ Dosja.al

plagoset shqiptari ne blegjike

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2022, 11:36 k.m.

Nis intervistimi i Altin Dumanit

Altin Dumani TIRANË- Kandidati tjetër për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit t&e...