Sport

Humbja me Francën/ Revista franceze “masakron” kuqezinjtë, vetëm një lojtar merr notë kaluese

8 Shtator 2019, 10:55 Nga DOSJA
Humbja me Francën/ Revista franceze “masakron” kuqezinjtë,

FRANCË- Shqipëria luajti mbrëmë kundër Francës, në shtëpinë e këtyre të fundit në kuadrin e “Euro 2020” dhe u mund me rezultatin 4-1. Mund të thuhet me plotë gojën se kjo ishte një ndër ndeshjet më të dobëta që kombëtarja jonë ka bërë në këto vitet e fundit. Lojtarët francez bënin ç’të donin me topin dhe deportonin fare lehtë në zonën e mbrojtur nga Strakosha.

Mungonin pasimet dhe koordinimet mes lojtarëve tanë të cilët nuk shkonin më shumë se sa 3-4 pasime të sakta dhe më pas e humbnin topin. Loja në grup e cila duhet të jetë më e rëndësishmja në një ekip si ai i yni, nuk u pa në asnjë moment dhe lojtarët dukej sikur donin që ndeshja të përfundonte sa më shpejtë e mos të pësonin gola të tjerë.

E për këtë arsye edhe “France Football” i ka masakruar me notat e saj lojtarët e Shqipërisë duke vlersuar me notë kaluese vetëm një lojtar nga kuqezinjtë. Keidi Bare u vlerësua me notën 5 (nga 10 që është maksimumi), me 4 u vlerësuan Ismajli, Gjimshiti, Mavraj, Ramadani, Abrashi dhe Uzuni, ndërsa me 3 u vlerësuan Strakosha, Hysaj, Roshi dhe Balaj.

Si imazh për këtë disfatë të thellë, revista franceze ka zgjedhur Elseid Hysajn. “Shumë pak i frymëzuar në pozicionimin e tij, në vështirësi të madhe në duele, ai dukej shumë i ngathët për të shpresuar që të provonte t’i bënte ballë kundërshtarëve kaq të shpejtë. Dhe në mënyrë logjike ai fuste ujë nga të gjitha anët, si të ishte kundër Koman, ashtu edhe kundër Grimzan, i cili e dribloi dhe e la në vend pas pushimit të ndeshjes, Lemar apo të gjithë ata që ndërmorën aventura në zonën e tij. Një ndeshje që do t’i mbetet padyshim në kokë, aq shumë vuajti”, – shkruan “France Football”.

(a.s/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport france football france-shqiperi notat e kqezinjeve revista franceze masakron kuqezinjte france football france-shqiperi notat e kqezinjeve revista franceze masakron kuqezinjte

Sondazh

Poll