Sport

Pas humbjes së thellë me Francën, befason Edi Reja: Ishte diçka pozitive

8 Shtator 2019, 10:19 Nga DOSJA
Pas humbjes së thellë me Francën, befason Edi Reja: Ishte

FRANCË- Ai ka thënë për RTSH-në se Kombëtarja kuqezi pavarësisht rezultatit ka treguar diçka positive në ndeshjen kundër Francës. Reja është shprehur se është mëse normale që skuadra jonë bëri gabime duke sjellë dy gola që në pjesën e parë, por shkak për këtë ishte skuadra kundërshtare mjaft e përgatirur ka thënë ai me lojtarët tepër cilësorë.

Çfarë nuk shkoi mirë sot?

“Diçka pozitive e patë. Është normale që bëmë disa gabime individuale që sollën 2 golat në pjesën e parë. Ishte mungesë vëmendja nga lojtarët. Në disa momente arritëm të dilnim përpara portës. Është normale, falë cilësive që ka, Franca na vuri në vështirësi, kishte lojtarë tepër cilësorë nga krahët, që na vurën në vështirësi. Gjithsesi skuadra jonë diçka pozitive e tregoi në ndeshjen e sotme.

Prisnit 11 luanë në fushë, ishin?

Mendoj se po, kishte elementë të spikatur në luftën me kundërshtarin. Abrashi dhe Bara luftuan në çdo top. Gjasula gjithashtu ishte një surprizë e bukur. Kemi disa lojtarë të cilët janë vlera të shtuar për ndeshjet në të ardhme.

Ideja për aktivizimin e Roshit në të majtë të mbrojtjes…

Menduam që me Roshin në atë pozicion t’i krijonin vështirësi Francës në atë krah. Nuk është mirë në fazën mbrojtëse. Disa herë arritëm të dilnim nga krahu i Roshit. Pati 3 krosa në pjesën e parë, edhe në të dytën pati disa inkursione. I tregoi limitet e tij në fazën mbrojtëse. Roli i tij ishte të sulmonte në atë krah. Gjithsesi jam i kënaqur.

A.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport 4-1 edi reja humbja me francën 4-1 edi reja humbja me francën

Sondazh

Poll