Sport

I mundin 4 me 1/ Kuqezinjtë gjunjëzohen trefish në Francë, u harrojnë himnin dhe origjinën (Video)

7 Shtator 2019, 18:51 Nga DOSJA
I mundin 4 me 1/ Kuqezinjtë gjunjëzohen trefish në Francë, u

FRANCË– Ekipi i kuqezinjve është mundur sot në Francë, ku vendasit kanë fituar 4 me 1. Ndeshja nisi dobët, pasi francezët shënuan që në minutën e ‘8.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të dobët dhe kishte probleme të theksuara në të gjitha repartet.

Shqipëria nuk gjuajti asnjëherë në portën e Loris deri te penalltia e Cikalleshit, ndërkohë që francezët dominuan totalisht.

Por si të mos mjaftonte ky leksion nga kampionët e botës, kuqezinjtë u gjunjëzuan edhe dy herë të tjera.

Në fillim të ndeshjes u vendos një himn tjetër, që mendohet të jetë ai armenian ose i Malit të Zi. Franca harroi himnin shqiptar dhe ky ishte një skandal për ekipin pritës!

Gafa me himnin on Vidnews.

Ndërsa vetëm pak minuta më vonë, teksa spikeri i ndeshjes u mundua të kërkonte falje, harroi emrin e Shqipërisë, dhe e quajti Armeni. Një demoralizim i trefishtë ky për kombëtaren tonë.

(f.m/dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport france-shqiperi skandalet ne france france-shqiperi skandalet ne france

Sondazh

Poll