Sport

‘Nuk kishim guxim’, kapiteni Mavraj komenton gafën me himnin në Francë: Na jep shumë motivim

8 Shtator 2019, 05:45 Nga DOSJA
‘Nuk kishim guxim’, kapiteni Mavraj komenton gafën me himnin

FRANCË– Kapiteni i skuadrës shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj ka folur lidhur me ndeshjen ndaj Francës, ku kuqezinjtë humbën 4-1.

Për mediat, Mavraj tha se Franca kishte cilësi më të lartë por mëgjithatë sipas tij nga ana e tanëve mungoi guximi për të sulmuar.

“Nuk është Franca që ishte atëherë, edhe ne nuk jemi në të njëjtën situatë. Me topë ata ishin shumë të fortë, kishin cilësi shumë të lartë. Në mbrojtje nuk ishin aq mirë. Ne nuk kishim guxim. Nuk e shikoj dramatike ndeshjen, siç e shihni ju, duke ditur ku luajtur,“-tha Mavraj. 

Më tej, ai komentoi edhe incidentin e ndodhur në stadium, ku në vend të himnit të Shqipërisë u luajt një tjetër.

“Himni? Nuk kërkuam asgjë më shumë se himnin kombëtar. Na jep shumë motivim. Pse mos i kërkojmë të drejtat tona”, u shpreh Mavraj.

Një përgjegjësi të madhe për humbjen ka padyshim trajneri Reja, sidomos për vendosjen e Roshit në fushë.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme pwr kualifikueset e Euro 2020. Pas pesë ndeshjeve në grupin H, Franca, Islanda dhe Turqia kanë nga 12 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e katërta me 6 pikë, e ndjekur nga Moldavia me 3 dhe Andorra me 0 pikë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kombetarja shqiptare e futbollit mergim mavraj kombetarja shqiptare e futbollit mergim mavraj

Sondazh

Poll