Sport

Muriqi e Vojvoda përmbysin gjithçka ndaj Çekisë, Kosova drejt fitores së madhe

7 Shtator 2019, 13:47 Nga DOSJA
Muriqi e Vojvoda përmbysin gjithçka ndaj Çekisë, Kosova

Po luhet ndeshja Kosovë-Çeki në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e vlefshme për eleminatoret e Euro 2020 në grupin A. Kosova ka arritur të përmbysë rezultatin ndaj çekëve. Rezultati është 2-1 për dardanët të cilët duhet vetëm të mbrojnë rezultatin kur kanë mbetur edhe 15’ lojë për të fituar ndeshjen ndaj një rivali pretendent për të qenë në “Euro 2020”.

Kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh të parët me Patrick Shik i cili ndëshkojë dardanët në minutën e 16.

Patrik Shik gol on Vidnews.

 

Por ka qenë sulmuesi Vedat Muriqi që në minutën e 20 ka barazuar shifrat duke dhuruar spektakël dhe emocione tek tifozët kosovarë.

Muriqi gol on Vidnews.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Por me fillimin e të dytës dardanët u shfaqën më kërkues, duke goditur disa herë drejt portës. E në minutën e 67-ë ka qenë Vojvoda që kaloi Kosovën në epërsi për herē të parë gjatë kësaj sfide.

Në këtë ndeshje Kosova ka zbritur në fushë me disa mungesa si  Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe Hekuran Kryeziu.

 

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 kosova kalon në avantazh kosovë-çeki muriqi barazon shifrat sulmuesi muriqi euro 2020 kosova kalon në avantazh kosovë-çeki muriqi barazon shifrat sulmuesi muriqi

Sondazh

Poll