Sport

“Armeni më fal”, nuk ndalen skandalet në Francë, spikeri harron emrin e Shqipërisë (Video)

7 Shtator 2019, 20:13 Nga DOSJA
“Armeni më fal”, nuk ndalen skandalet në Francë,

TIRANË– Si të mos mjaftonte fakti që në Francë nuk njihej himni shqiptar, spikeri ka bërë një tjetër gafë. 

Teksa po bëhej gati të niste ndeshja Shqipëri-Francë, në sfond nuk u dëgjua himni shqiptar, ashtu siç duhet të ndohte por një tjetër himn. Pasi u kuptua kjo gjë sepse futbollistët kuqezinj u hutuan të gjithë, spikeri tentoi të kërkonte falje.

Por në vend që të thotë Shqipëri, ai thotë “Armeni”. Menjëherë e kupton gabimin, dhe thotë: Ju lutem, ju lutem…Shqipëria…Shqipëria.

Gafa me himnin on Vidnews.

Incidentet janë ndjekur edhe nga mediat franceze. Disa shkruajnë se himni i vendosur ishte ai i Andorrës, ndërsa disa të tjera pretendojnë se himni i ngatërruar ishte ai i Malit të Zi.

Gjithsesi, vetëm ai shqiptar që nuk ishte!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport shqiperi france skandalet ne france shqiperi france skandalet ne france

Sondazh

Poll