Sport

Kosova ndëshkon Çekinë, ekipi Dardan drejt ëndrrës europiane

7 Shtator 2019, 14:57 Nga DOSJA

KOSOVË– Ekipi i Kosovës ka triumfuar në ndeshjen e sotme përballë Çekisë me përmbysja, të cilën e ka mundur me rezultatin 2 me 1.

Ishin miqtë të parët që shënuan me anë të Patrick Shik në minutën e ’16. Por nuk u është lënë mundësia as të festojnë pasi ka ardhur një reagim i shpejtë nga dardanët që barazoi shifrat. 

Në minutën e ’20, sulmuesi Vedat Muriqi shënoi.

Po fitoren e madhe e ka vulosur Mërgim Vojvoda, i cili në minutën e ’67 ka shënuar golin e dytë. Kjo goditje i dha shpresë ekipit kosovar për të prekur Europianin.

Pas kësaj fitoreje Kosova ngjitet në vendin e parë duke kryesuar grupin A me 8 pikë, me dy pikë më shumë se kombëtarja e Anglisë e cila ka dhe dy ndeshje më shumë për të luajtur.

Anglia ndodhet në vendin e dytë  me 6 pikë, ndërsa Çekia në vendin e tretë me 6 pikë. Tabelën e mbyllin Mali i Zi dhe Bullgaria me 2 pikë.

Gjithsesi ekipin e dardanëve e pret sfida përballë anglezëve

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kosovë-çeki kosovë-çeki

Sondazh

Poll