Sport

Ndeshja Francë-Shqipëri/ Italiani: Duhet bllokuar Griezmann. Deschamps na lavdëron: Ekip koherent!

6 Shtator 2019, 20:04 Nga DOSJA
Ndeshja Francë-Shqipëri/ Italiani: Duhet bllokuar Griezmann. Deschamps

TIRANË– Një ditë para ndeshjes Francë-Shqipëri dy trajnerët e skuadrave kanë dhënë prononcimet e tyre për mediat, duke treguar edhe strategjitë që do të ndjekin.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps analizoi Shqipërinë duke u shprehur se Kombëtarja jonë e futbollit nuk ka qënë kurrë një skuadër e lehtë për t’u mundur.

Pjesë nga prononcimi:

Si e analizoni përfaqësuesen e Shqipërisë?

“Është një përfaqësuese që ka ndërruar trajnerin, i drejton Edoardo Reja. Një trajner me eksperiencë, që ka ndryshuar sistemin e tyre, me një sistem me 5 mbrojtës (në fakt Reja e rreshton ekipin me 3-5-2, por që dihet se ndaj Francës do jemi me skemë mbrojtës). Ka lojtarë me eksperiencë dhe lojtarë të rinj. Është një ekip koherent dhe shumë i disiplinuar. Ndaj Shqipërisë historikisht nuk ka qenë kurrë e lehtë. Pres një ndeshje të vështirë. Ka shumë motivim kur një skuadër përballet me kampionët e botës.”

A keni frikë nga mungesa e Kante, Pogba dhe Mbappe?

“Nuk kam frikë fare, ka shuam lojtarë që mungojnë, duke përfshirë edhe disa titullarë. Pësuam një humbje në Turqi, e dimë, ne kemi edhe 6 ndeshje për të luajtur dhe fillon me një fitore nesër mbrëma. Nuk do iu kërkoj lojtarëve ofensiv të bëjnë Mbappe-n, ata kanë regjistër tjetër.”

Nga ana tjetër Edi Reja ka treguar se i ka këshilluar futbollistët e tij se di mund ta mundin një kundërshtar aq të fortë si Francën.

Tekniku italian, theksoi se lojtarët e tij duhet të markojnë shumë mirë kundërshtarin, ndërsa ai i frikësohet Griezmannit.

“Për t’ia dalë me Francën, dihet që duhet të bëjmë sa më pak gabime, sepse po flasim për një kombëtare me shumë potencial dhe kampionë, duke qenë se i duhen pak hapësira për të na goditur. Këshillat që do të thoja do të ishin, që si fillim mos të bëjmë asnjë gabim, të lemë pak hapësira, duhet të jemi shumë mirë fizikisht. Duhet kujdes, sidomos në mesfushë dhe Griezmann është ai që katalizon çdo aksion. Nuk e lëmë dot të lirë, sepse ai shpik nga momenti në moment. Nuk duhet mbuluar vetëm ai, por sidomos ai. Do të na duhet më shumë shpejtësi dhe agresivitet në markim. Franca ka lojtarë të mrekullueshëm”.

Në ndeshjet e fundit me Francën Shqipëria ka fituar dy herë. Herën e fundit në fushatën kualifikuese për Euro 2016 dhe një barazimi pak muaj më vonë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edi reja france-shqiperi griezmann edi reja france-shqiperi griezmann

Sondazh

Poll