Sport

Arrihet marrëveshja, Messi mund të largohet nga Barcelona

6 Shtator 2019, 11:52 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja, Messi mund të largohet nga Barcelona

SPANJË- Messi mund të shitet, ky është lajmi që vjen nga Spanja. Duke filluar nga vera e vitit të ardhshëm, Lionel Messi mund të jetë pjesë e skaudrave të tjera që e dëshirojnë.

Duke iu referuar gazetës spanjolle “El Pais”, nga përfundimi i këtij sezoni Messi mund të vendosë të largohet vetë nga Barcelona në çdo kohë që mund të dëshirojë, për më tepër që ka një kontratë me skadencë në vitin 2021.

Messi tani është në moshën 32-vjeçare dhe një largim i tij nga Barcelona ka filluar të mendohet nga të dy palët. “El Pais” shkruan me tej se katalanasit dhe ylli argjentinas kanë arritur një marrëveshje, e cila i jep të drejtën Messit të largohet nga “Camp Nou”, në fund të çdo sezoni.

Klubi spanjoll i ka bërë me dije lojtarit se ai ka dritën jeshile të largohet kur të dojë, nëse dëshiron largimin.

Megjithatë në kampin katalanas nuk i tremben aspak largimit të yllit argjentinas, pasi për çdo skuadër europiane afrimi i Messit do të ishte një barrë shumë e rëndë financiare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona lionel messi messi mund te largohet nga barcelona barcelona lionel messi messi mund te largohet nga barcelona

Sondazh

Poll