Sport

Dukej sikur gjërat “shkonin vaj” mes tyre, por Xhaka paska “kunja” për Shaqirin për shiritin e kapite

6 Shtator 2019, 11:59 Nga DOSJA
Dukej sikur gjërat “shkonin vaj” mes tyre, por Xhaka paska

Mbrëmjen e djeshme kombëtarja zvicerane nuk shkoi më shumë se sa një barazim 1-1 ndaj irlandezëve, në shtëpinë e këtyre të fundit. Në përfundim të ndeshjes kapiteni helvet, Granit Xhaka nuk u shpëtoi edhe pyetjeve provokuese nga gazetarët mbi çështjen e shiritit të kapitenit. Mediat sportive zvicerane raportojnë se Xherdan Shaqiri ka refuzuar grumullimin me skuadrën pasi dëshiron të jetë ai kapiteni i ekipit, e jo Xhaka siç është aktualisht.

E në lidhje me këtë pyetje Xhaka u shpreh: Shaqirin e kam takuar për herë të fundit në ndeshjen që Arsenali luajti kundër Liverpool-it. Problem shiriti i kapitenit? Nëse vërtetë është problem shiriti i kapitenit ne mund të ulemi në tryezë dhe të bisedojmë. Jemi aq të rritur për të diskutuar së bashku. Nëse nuk vjen vetëm për shkak të shiritit ja jap unë dhe është ai kapiteni. Nuk kam asnjë problem në lidhje me këtë. Nuk ka rëndësi për mua nëse jam unë kapiteni, apo jo. Unë do të jap më të mirën për skuadrën si me shirit, si pa shirit, – tha mesfushori me origjinë nga Kosova.

Kujtojmë se Shaqiri dhe Xhaka kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin dhe nuk linin vend për dyshim se situata mes tyre nuk ishte edhe aq mirë. Kjo madje u duk edhe në ndeshjen e botërorit “Rusi 2018”, kur Zvicra mposhte Serbinë me përmbysje falë golave të dy shqiptarëve dhe se ato festuan si të “çmendur” krah njëri-tjetrit. Madje vlen të theksohet se justifikimi i Shaqirit për mosgrumbullimin me ekipin kombëtar është se po stërvitet maksimalisht me Liverpool, për të zënë një vend në skuadrën e Klopp, e jo siç raportojnë mediat zvicerane.

Në 3 ndeshjet e fundit Zvicra ka marrë 2 barazime dhe 1 fitore, duke mos e pasur të sigurtë kualifikimin për në europian.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport granit xhaka kapiteni i zvicres kombetarja e zvicres xhaka kunja per shaqirin xherdan shaqiri granit xhaka kapiteni i zvicres kombetarja e zvicres xhaka kunja per shaqirin xherdan shaqiri

Sondazh

Poll