Politike

“Me asnjë pjeshkëz”, Murrizi harron sherrin me Ballancën, vijon me komentet seksiste

7 Shtator 2019, 19:53 Nga DOSJA
“Me asnjë pjeshkëz”, Murrizi harron sherrin me

TIRANË– Nënkryetari i parlamentit, Myslim Murrizi ka rikthyer në vëmendje debatin me Avokatin e Popullit, Erinda Ballanca, duke përmendur sërish terma seksistë. Në një status në rrjetet sociale, teksa ka publikuar axhendën e Komisionit të Venecias, Murrizi ka përsëritur fjalën ‘pjeshkëz’, fjalë për të cilën debatoi me Ballancën.

“Te mos me keqkuptojne dhe te mos e marin fare per baze axhenden qe kam postuar une, se une nuk jam konsultuar me asnje “ pjeshkez” me intelekt seksist dhe nuk kam autorizim te flas ne emer te askujt,”- shkruan Murrrizi ndër të tjera.

Vetëm pak ditë më parë Avokati i Popullit reagoi ashpër ndaj Murrizit, pasi ky i fundit e quajti Ballancës “Pjeshkëz e shtrydhur nga padrinot”.

Gjithashtu, nënkryetari i parlamentit nuk e mbajti dot veten përpara një qytetari që e kritikoi në lidhje me një status që kishte bërë për faturat e  kripura të udhëtimeve lukseve të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ai e quajti qytetarin “down”. Më pas, Murrizi ka kërkuar falje publike, por mesa duket e ka harruar këtë gjë.

Statusi i plote i Murrizit

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erinda ballanca myslim murrizi erinda ballanca myslim murrizi

Sondazh

Poll