Politike

Berisha denoncon: Si Rama e dërgoi Ruçin me para me vete në Gjykatën e Janinës për të mbyllur pazarin për Kajmakun

7 Shtator 2019, 09:45 Nga DOSJA
Berisha denoncon: Si Rama e dërgoi Ruçin me para me vete në

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se kryeministri Edi Rama po paguan shuma të mëdha parash në Gjykatën e Janinës, për të shpallur të pafajshëm  Agim Kajmakun. Sipas Berishës, Rama ka dërguar vetë Ruçin në Gjykatën e Janinës për të mbyllur këtë pazar duke dhënë shuma të mëdha parash.

Denoncimi: 

Edvin Mafia dhe Jorgo Kajmaku dergojne Ruçin me shuma te medha ne Janine per te mbyllur ceshtjen Tora!

Keto jane akuzat e fundit te qytetarit dixhital!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje dr uroje te jeni mire.Burime konfidenciale nga Janina me treguan se po zhvillohet nje loje e piset per shpetuar Ramen per rastin Kajmaku. Nje burim prane gjykates se Janines ben te ditur, duke ruajtur anonimatin, se jane paguar shuma shume te medha parash ne nivelet me te larta te Gjykates se Janines per te nxjerre te ‘pafajshem’ Kajmakun. Eshte investuar vete Rama dhe ka derguar Gramoz Rucin ne emrin e tij per te mbyllur kete pazar. Data e gjygjit mendohet te jete dita e Marte, date 10 Shtator.

Prej disa ditësh, demokratët akuzojnë Kajmakunse është arrestuar për falsifikim parash në Greqi dhe më pas është arratisur drejt Shqipërisë, duke e lenë çështjen të hapur.  Kajmaku mohon akuzat, ndërsa PD i kërkon largimin pasi preket nga ligji për dekriminalizimin, me fshehjen e arrestimit në formular. Ndërkohë dje Prokuroria e Përgjithshme ka treguar të gjitha veprimet që kishte bërë për çështjen e Kajmakut, duke thënë se ende nuk ka dhënë shenjat e gishtave, pasi Posta Shqiptare kishte ngatërruar adresën. Më tej posta është përgjigjur duke thënë se dërgesa e Prokurorisë është dërguar në zyrën e Kajmakut brenda 72 orësh.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi agim kajmakut në greqi sali berisha arrestimi agim kajmakut në greqi sali berisha

Sondazh

Poll