Politike

“O down, ik qërohu”, Myslim Murrizi kërkon falje pas komentit por kapet me Avokaten e Popullit: Do ikësh zgupthi…

Reagon Murrzi pas komentit ofendues. Nënkryetari i Kuvendit kërkon falje publike.

Tiranë- Pas komentit ofendues ndaj qytetarit, nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi  ka kërkuar falje publike. Ai është shprehur se ndjen keqardhje për lëndimin që i ka shkaktuar qytetarit.

“Janë sot para medieve për të kërkuar falje publike. Kërkoj falje për të folurën time. Keqardhje për lëndimin që i kam shkaktuar. Kërkoj falje për lëndimin që ju kam shkaktuar kërkoj falje publike për të gjithë të indinjuarit nga komenti im në faqen time private i garantoj se do kenë mbështetjen time dhe përkujdesjen time”, u shpreh Murrizi në një deklaratë për mediet.

Ndërsa për Avokaten e Popullit, Erinda Ballancën është shprehur: “Të mos bëjë ciu ciu me deklarata false se ka dy vjet që e ka ngrohur karrigen dhe s’e ka ditur se ekziston ky grup social, vetëm kur të ngritën zgupthi ata që e drejtojnë dhe e çuan tek ky grup shoqëror. Që të mos përdoresh si pjeshkëz e shtrydhur nga padrinot, duhet të kishe folur edhe për politikanë vipa që në tv dhe foltoret e Kuvendit nuk kanë lënë grupim shoqëror e social pa ofenduar, duke përdorur publikisht e jo në fb privat, termat, hajdut, psiqik, qorr, plak autik, antikapat, e deri tek fjalori ordiner që ndynte çdo mbrëmbje familjet Shqiptare nëpërmjet ulëritjes nëpër kanale televizive”, tha ai. 

Disa ditë më parë Murrizi nuk e mbajti dot veten përpara një qytetari që e kritikoi në lidhje me një status që kishte bërë për faturat e  kripura të udhëtimeve lukseve të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ai e quajti qytetarin ndër të tjera “down”. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Shto Koment