Politike

Apeli i fortë i Kryemadhit për shqiptarët: Bojkotoni supermarketet e oligarkëve,blini në dyqanet e lagjeve

7 Shtator 2019, 10:22 Nga DOSJA
Apeli i fortë i Kryemadhit për shqiptarët: Bojkotoni

Tiranë- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ditën e djeshme në 15 vjetorin e partisë ka deklaruar ndër të tjera se ushqimet shqiptarët të mos i blejnë në supermarketet e oligarkëve po në dyqanet e shqiptarëve.

Kryetarja e LSI tha se të njëjtën gjë shqiptarët duhet të bëjnë edhe me veshjet, duke bojkotuar qendrat tregtare si dhe me taksitë, duke mos faturuar ato të cilat “janë të lidhura me oligarkët”.

“Si opozitë e bashkuar kemi kundërshtuar çdo koncesion, kemi mbështetur iniciativat e personave në nevojë, por ku jemi ne sot. Sot nuk jemi në parlament. Sistemi kriminal dhe oligarkik i Edi Ramës nuk e mundëson debatin e vlerave. S’mund të jemi fasadë e një kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin. Sot unë ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve të LSI dhe të gjithë shqiptarëve, që ushqimet e tyre të mos i blejnë në supermarketet e oligarkëve, por në dyqanet e shqiptarëve. I bëj thirrje të mos blejnë veshje në qendrat tregtare të oligarkëve, por në dyqanet e shqiptarëve, të mos përdorin taksitë e atyre që janë të lidhur me oligarkët, por taksitë e shqiptarëve që punojnë për bukën e gojës. Ne mund të nisim kështu një revolucion.”, u shpreh ajo.

Dje Kryemadhi hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë Rama, pasi e akuzoi atë se ka shkatërruar ekonominë e vendit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 15 vjetori i lsi apeli i kryemadhit 15 vjetori i lsi apeli i kryemadhit

Sondazh

Poll