Politike

Zbardhet axhenda e Komisionit të Venecias, asnjë takim me Bashën dhe Kryemadhin (Foto)

7 Shtator 2019, 18:28 Nga DOSJA
Zbardhet axhenda e Komisionit të Venecias, asnjë takim me Bashën

TIRANË– Është zbardhur axhenda e Komisionit të Vencias që pritet të zbarkojë në Tiranë më datë 9 shtator. Dosja.al mëson se delegacioni i këtij komisioni do të zhvillojë takime politikanë dhe institucionet më të larta në vend.

Takimet fillojnë në datat 10 dhe 11 shtator, pasi në datën 9 është parashikuar vetëm akomodimi.

Gjithashtu, siç e lexoni në axhendën e mëposhtme mësohet se komisioni do të ketë në thelb shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, të propozuar nga maxhoranca. Ata do të përgatisin edhe një opinion në lidhje me dekretin e nënshkruar nga Meta për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Takimet që do të zhvillohen janë me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, drejtuesit e opozitës në Kuvend, anëtarët e Komisionit Hetimor, Ministrin e Brendshëm, përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në axhendë është edhe takimi me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, por bie në sy mungesa e PD-së dhe LSI-së. Komisioni i Venecias nuk ka planifikuar asnjë takim me krerët e këtyre dy partive, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike axhenda e komisionit te venecias komisioni i venecias shkarkimi i presidentit ilir meta axhenda e komisionit te venecias komisioni i venecias shkarkimi i presidentit ilir meta

Sondazh

Poll