Politike

Gafat në parlament, Hajdari: Të bësh gabime është njerëzore, kritikat më forcojnë

7 Shtator 2019, 17:03 Nga DOSJA
Gafat në parlament, Hajdari: Të bësh gabime është

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka folur së fundmi rreth situatës politike në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hajdari u shpreh lidhur me vendimin e saj për të mos iu bashkuar vendimit për djegien e mandateve, se i qëndron kësaj ideje deri në fund.

Më pas deputetja u përgjigj edhe për kritikat rreth ngatërresave dhe gafave që bën gjatë deklaratëve në Parlament. Hajdari tha se përpiqet të mos i ndjekë rrjetet sociale, por që kritikat e bëjnë më të fortë.

“Të bësh gabime është njerëzore nuk jam njeri perfekt, kam gabimet e mia, nuk është problem për shqiptarët. impenjimi kryesor, të shpalos gjëra te reja e problematika që shqetësojnë shqiptarët sot. dhe të mos tërheqin vëmendjen. nuk është e lehtë të bësh deklarata të tilla, por është e nevojshme duhet një njeri që të thotë atë c’ka po ndodh. Jam mësuar tashmë, kritikat më bëjnë më të fortë nuk më shqetësojnë, rrjetet sociale mundohem mos i ndjek shpesh është krijuar një rreth vicioz ndoshta edhe i koordinuar,”- u shpreh Hajdari.

Deputetja Rudina Hajdari e nisi këtë sesion parlamentar me dy gafa. Gjatë fjalimit ajo tha ‘ne do ta përçajmë Shqipërinë’. Më pas Hajdari ngatërroi edhe emrin e Valdrin Pjetrit, të cilin e quajti ‘Pjetrini’.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gafat e rudina hajdarit rudina hajdari gafat e rudina hajdarit rudina hajdari

Sondazh

Poll