Politike

Shkarkimi i Metës/ Delegacioni i Venecias në Tiranë në datat 10 dhe 11 shtator, takim me Ramën dhe Ruçin

7 Shtator 2019, 08:56 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës/ Delegacioni i Venecias në Tiranë në datat

Tiranë- Për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pritet që Komisoni i Venecias të jetë në Tiranë në datat 10 dhe 11 shtator.  Delegacioni pritet të janë opinionin në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit.

“Një delegacioni i komisionit të Venecias do të vizitojë Shqipërinë në kuadër të përgatitjes së draft opinionit lidhur me fuqinë e presidentit për vendosjen e datave të zgjedhjeve në sistemin parlamentar.”, thuhet në njoftim.

Delegacioni i Venecias do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Gramoz Ruçin , me përfaqësuesit e Komisionit Hetimor, me përfaqësuesit e KQZ-së dhe  kryetaren e Gjykatës Kushtetuese.

Mbledhjen e fundit për shkarkimin e Presidentit, Komisioni Hetimor e zhvilloi më 3 shtator.   Gjatë muajit gusht në sekretarinë e komisionit kanë mbërritur disa përgjigje nga institucionet publike si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor, Policia e Shtetit dhe Prokuroria për këtë çështje. Po kështu është përgatitur edhe një listë me personat që do të thirren për të dëshmuar para Komisionit, e cila ende është sekrete.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershor, me një dekret të nxjerrë më 8 qershor. Presidenti caktoi me një dekret të dytë datën 13 tetor si datë e vlefshme për tri palë zgjedhje, përfshirë lokalet, të përgjithshmet dhe ato presidenciale.Motivi ishte frika se 30 qershori do të kishte përplasje. Dekreti u cilësua nul nga mazhoranca si anti-kushtetues, e cila vijoi punën me zgjedhjet. Kjo solli vendimin e PS se Meta duhet shkarkuar si një president, që nuk është mbi palët dhe se ka shkelur kushtetutën.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i venecias ilir meta ps shkarkon metën delegacioni i venecias ilir meta ps shkarkon metën

Sondazh

Poll