Politike

Hajdari ironi me Kryemadhin: Na këpute shpirtin, të kemi si yll

7 Shtator 2019, 17:36 Nga DOSJA
Hajdari ironi me Kryemadhin: Na këpute shpirtin, të kemi si yll

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka publikuar një status në rrjetet sociale ku ka ironizuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

Teksa etiketon edhe faqen e memeve “Brryli Broadway”, Hajdari shkruan e çuditur se pse kjo faqe nuk merret me Kryemadhin.

Brryli Broadway si të shpëtoi dje Mona? S’të vë faj që nuk merresh fare. E kemi si yll, sidomos dje njëherë të këpuste shpirtin”, shkruan Hajdari në Instastory.

Deputetja nënkupton paraqitjen e Kryemadhit në ceremoninë e 15-vjetorit të themelimit të LSI-së, që u zhvillua një ditë më parë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi rudina hajdari monika kryemadhi rudina hajdari

Sondazh

Poll