Sport

Lajm i mirë për Deschamps, rikuperohet në kohë Rabiot dhe Upamecano...

Të dy lojtarët ka të ngjarë të jenë titullarë në fushë në gjysmëfinalen e sotme ndaj Marokut (20:00).

14 Dhjetor 2022, 17:33 Nga DOSJA
Lajm i mirë për Deschamps, rikuperohet në kohë Rabiot dhe

KATAR - Lajm i mirë për Didier Deschamps përpara gjysmëfinales së sotme kundër Marokut.  Përmirësohet gjendja shëndetësore e Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano, të cilët kanë munguar në stërvitjen e djeshme për shkak të sëmundjes. 

Presidenti i Federatës së Futbollit, Noel Le Graet, ka dhënë një lajm qetësues, duke deklaruar: “Kisha përshtypjen se kushdo që ka pasur grip, apo ftohje, është mirë këtë mëngjes”. 

Të dy lojtarët ka të ngjarë të jenë titullarë në fushë në gjysmëfinalen e sotme ndaj Marokut (20:00). Ky mund të jetë edhe 11-shi e pritur për Francën: Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, Théo Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembélé, Griezmann, Mbappé; Giroud.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll