Sport

Argjentina, 24 orë pushim para finales. Scaloni shpreson të rikuperojë Gomez…

Leo Messi dhe shokët e tij do të mund të mbushin bateritë, duke kaluar ditën së bashku me familjet e tyre dhe më pas do të mblidhen së bashku para televizorit për të parë ndeshjen mes Francës dhe Marokut.

14 Dhjetor 2022, 17:19 Nga DOSJA

Argjentina, 24 orë pushim para finales. Scaloni shpreson të

KATAR - Një ditë pushimi si shpërblim për finalen e siguruar. Lionel Scaloni u ka dhënë lojtarëve të tij 24 orë pushim, pas triumfit të djeshëm ndaj Kroacisë. 

Për herë të dytë që nga fillimi i kompeticionit, kapiteni Leo Messi dhe shokët e tij do të mund të mbushin bateritë, duke kaluar ditën së bashku me familjet e tyre dhe më pas do të mblidhen së bashku para televizorit për të parë ndeshjen mes Francës dhe Marokut. 

Argjentina do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën. Do të rikthehen të pezulluarit Montiel dhe Acuna, ndërsa shpresat për rikuperimin janë edhe për Alejandro Gomez, i cili ishte jashtë që nga ndeshja ndaj Australisë, pas një problemi në kyçin e këmbës.

Argjentina, 24 orë pushim para finales. Scaloni shpreson të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll