Sport

Gianluca Vialli, largohet nga stafi stërvitor i Italisë për të trajtuar kancerin...

Ish-lojtari i kombëtares italiane, pjesë e stafit të trajnerit Roberto Mancini, i cili prej disa vitesh po lufton me kancerin e pankreasit, njoftoi të mërkurën se do të pezullonte aktivitetet e tij me ekipin italian për t’u mjekuar

14 Dhjetor 2022, 15:31 Nga DOSJA
Gianluca Vialli, largohet nga stafi stërvitor i Italisë për

ITALI – Ish-lojtari i kombëtares italiane Gianluca Vialli, i cili prej disa vitesh po lufton me kancerin e pankreasit, njoftoi të mërkurën se do të pezullojë aktivitetet e tij me skuadrën italiane, duke u larguar nga stafi i trajnerit Roberto Mancini, për të luftuar një “fazë të re sëmundjeje”. 

“Pas një diskutimi të gjatë dhe të vështirë me ekipin tim të mrekullueshëm të onkologëve, kam vendosur të pezulloj, shpresoj përkohësisht, angazhimet e mia profesionale të tanishme dhe të ardhshme”,- shpjegon në një deklaratë për shtyp Vialli, aktualisht 58 vjeç, pjesë e stafit të trajnerit Mancini.

"Qëllimi është të përdor të gjithë energjinë time fizike dhe mendore për të ndihmuar trupin tim të kapërcejë këtë fazë të sëmundjes, në mënyrë që të marr pjesë në aventura të reja sa më shpejt të jetë e mundur dhe t'i ndaj me të gjithë ju",- shton Gianluca Vialli, ish-shoku i skuadrës Mancinit te Sampdoria, pjesë e skuadrës ‘Azzurre’ që nga korriku 2021. "Gianluca është një top lojtar në ekipin e Italisë dhe do të jetë ende në të ardhmen", reagoi presidenti i Federatës, Gabriela Gravina, cituar në të njëjtën deklaratë për shtyp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll