Sport

Vetëm një person e kishte parashikuar surprizën...Marok në Katar

Ajo që është veçanërisht interesante është se futbollisti legjendar Samuel Eto'o ka dhënë një parashikim shumë të guximshëm dhe interesant para fillimit të Kupës së Botës, përkatësisht se Maroku do të jetë një nga dy finalistët.

14 Dhjetor 2022, 12:55 Nga k.m.
Vetëm një person e kishte parashikuar surprizën...Marok në
Maroku

KATAR- Pas spektaklit që na dhuruan futbollistët e Argjentinës dhe Kroacisë, ka ardhur koha për gjysmëfinalen e dytë të Botërorit, pra duelin mes Francës dhe Marokut. Kush do ta kishte menduar se marokenët do të takoheshin në gjysmëfinale të Kupës së Botës? Ndoshta vetëm ata dhe fansat e tyre - por ta ëndërruan dhe ia e realizuan! 

Ajo që është veçanërisht interesante është se futbollisti legjendar Samuel Eto'o ka dhënë një parashikim shumë të guximshëm dhe interesant para fillimit të Kupës së Botës, përkatësisht se Maroku do të jetë një nga dy finalistët.

Ai tha disi si tifoz se Kameruni dhe Maroku do të takohen në finale! Për përzgjedhjen e vendit të tij, ai bëri një gabim të madh, nëse mendojmë se u eliminuan në fazën e grupeve. Por sa i përket Marokut, mbetet për t’u parë nëse do të arrijë deri në finale, pasi në gjysmëfinale përballet me kampionen aktuale të botës, Francën.

kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll