Sport

Bllokohet faqja e FIFA-s për biletat e finales! Shifra stratosferike në treg…

Nuk ka mbetur asnjë biletë për finalen e Kupës së Botës. Faqja e internetit e FIFA-s u bllokua për shkak të kërkesës së madhe për blerjen e biletave

14 Dhjetor 2022, 16:55 Nga DOSJA
Bllokohet faqja e FIFA-s për biletat e finales! Shifra stratosferike

KATAR - Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga përfundimi i Botërorit në Katar, kanë fluturuar edhe biletat për të parë ndeshjen më të rëndësishme në futbollin botëror. Çfarë mund të bëni për të parë duelet e mbetura? Ku mund të blini bileta? Çfarë çmimi janë ato?

Pas kualifikimit të Argjentinës, tifozët e ‘Albicelestes’ blenë biletat e disponueshme për këtë ndeshje, duke paguar deri në 1.500 euro për të parë sesi vendi i tyre lufton për të shtuar një yll më shumë në fanelën e kombëtares. Biletat më të lira ishin me çmim 560 €, ndërsa çmimi mesatar ishte 940 €.

Ka mundësi të ndryshme për të siguruar një biletë, për tifozët ndërkombëtarë dhe për banorët në Katar. Por kanë mbetur vetëm biletat për ndeshjen për vendet 3-4 mes Kroacisë dhe humbësit Francë-Marok. Biletat e kategorisë 1 për këtë ndeshje kushtojnë 1550 rijalë të Katarit, që është e barabartë me 400 euro. Për kategorinë e dytë, që është më lirë, kushtojnë rreth 280 euro.

Për gjysmëfinalen mes Francës dhe Marokut, biletat kushtuan pothuajse 900 euro për kategorinë e parë, 600 për kategorinë e dytë dhe 330 euro për atë më të lirë.

Për finalen çmimet janë stratosferike. Edhe kështu, biletat janë shitur në pamundësi për rishitje të tyre. Gjithsesi tifozët njerëzit janë në kërkim të gjetjes së mundësisë për të parë ndeshjet e fundit të Botërorit. Faqja e internetit e FIFA-s është bllokuar dhe për të hyrë në të, duhet të prisni në radhë për rreth pesëmbëdhjetë minuta, pa patur garanci për të siguruar ndonjë biletë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll