Sport

VIDEO/ Gazetarja argjentinase le pa fjalë Messin: "Ju shënuat në jetën e të gjithëve dhe kjo është më e madhe se një Botëror"…

“Të gjithë duam të fitojmë kupën, dua t'ju them se përtej rezultatit, ka diçka që askush nuk do t'jua marrë… Ndaj faleminderit nga ti kapiten!”

14 Dhjetor 2022, 16:16 Nga DOSJA

VIDEO/ Gazetarja argjentinase le pa fjalë Messin: "Ju shënuat

KATAR - I konsideruar si lojtari më i mirë i ndeshjes, në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Kroacisë, Lionel Messi shkoi në sallën e shtypit, por kaloi edhe disa pika në zonën mikse. Ai foli për disa stacione televizive dhe TVP, stacionin publik argjentinas dhe mori disa komplimente nga gazetarja Sofia Martinez, që e lanë pa fjalë në prag të ndeshjes së tij të fundit në Kupën e Botës.

"Gjëja e fundit që do t'ju them është nuk është një pyetje, por thjesht dua t'ju them se një finale botërore po vjen dhe, megjithëse të gjithë duam të fitojmë kupën, dua t'ju them se përtej rezultatit ka diçka që askush nuk do t'jua marrë.

Nuk ka fëmijë që të mos e ketë fanelën tënde, edhe pse ajo nuk është origjinale. Ju keni shënuar në jetën e të gjithëve dhe kjo është më e madhe se çdo Botëror. Është një falenderim për një moment kaq të madh lumturie, që bëtë kaq shumë njerëz të jetojnë dhe të gëzojnë. Ndaj faleminderit nga ti kapiten!”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll