Sport

“Katar 2022”/ Gjysmëfinalja e dytë Marok-Francë, ose sfida Rocky kundër Goliathit! Njihuni me formacionet e mundshëm...

Maroku do të kërkojë një sukses legjendar kundër Francës: të luajë një finale të Kupës së Botës. ‘Blutë’, favorite për në gjysmëfinalen e dytë radhazi.

14 Dhjetor 2022, 14:00 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Gjysmëfinalja e dytë Marok-Francë, ose

KATAR - Sipas Biblës, Davidi, ishte një djalë i dobët, i cili mundi Goliathin, një luftëtar i madh, i forte dhe me përvojë. Dhe këtë vetëm me një gur, një llastik dhe ndihmën e Zotit. 

Në rrethana të tjera, mund të thuhet se ky Marok është ‘David’ dhe do t'i duhej një mrekulli për të mposhtur këtë ‘Goliath’ të stilit francez, ndërkohë që trajneri i tyre Regragui tashmë ka marrë përsipër të gjejë më shumë ngjashmëri për “Luanët” e tij të Atlasit. 

“Ne jemi si Rocky Balboa”, tha trajneri maroken, pasi mposhti Portugalinë në çerekfinale dhe që tashmë janë histori e Kupës së Botës. Që Maroku është skuadra e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, nuk është rezultat i ndonjë mrekullie. Kjo është falë përpjekjes, punës dhe besimit të plotë në mundësitë e tij, shenja që karakterizojnë boksierin ikonë nga filmat e Sylvester Stallones.

Bazuar te puna, Maroku është kthyer në një mur të vërtetë dhe ka tejkaluar skuadra si Belgjika, Spanja dhe Portugalia. Kundër Francës, receta nuk do të ndryshojë.  Kur ke para vetes Mbappé, Giroud dhe Griezmann, nuk ka ku të eksperimentosh me kripën. Për më tepër, nëse dikush ka treguar se ka armët për të ndalur ofensivën franceze, ai ka qenë Maroku, i cili ka pësuar vetëm një gol në Botëror, kundër Kanadasë dhe ishte autogol.

Ja dhe përbërjen e mundshme të gjysmëfinales Marok - Francë

“Katar 2022”/ Gjysmëfinalja e dytë Marok-Francë, ose

Presioni bie mbi një Francë plot yje që ka mundësinë të luajë finalen e dytë radhazi, diçka që nuk ka ndodhur që kur Brazili luajti ato të viteve 98 dhe 2002. ‘Blutë’ janë shumë favoritë dhe kanë arsye ta besojnë. Tridenti i tyre sulmues është në formë të shkëlqyer dhe ata kanë ardhur nga kapërcimi i një prove shumë të vështirë kundër një Anglie të madhe që dha shumë telashe.

Me këta personazhe, skenari i lojës kalon nëpër një Francë që përpiqet të rrëzojë një  Marok me goditje të drejtpërdrejtë që do të presin sonte në orën 20:00 në ‘ringun’ Al Sayt Stadium, ku do të përballen Rocky kundër Goliathit. Njeri prej tyre do të jetë finalisti i “Katar 2022”. Argjentina pret…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll