Sport

Eshtë dënuar me vdekje! Futbollisti iranian do të ekzekutohet për pjesëmarrje në protestat për të drejtat e grave…

Ai është akuzuar për “armiqësi me Zotin” dhe është dënuar me varje...

14 Dhjetor 2022, 15:51 Nga DOSJA
Eshtë dënuar me vdekje! Futbollisti iranian do të ekzekutohet

IRAN - Futbollisti iranian Amir Nasr-Azadani është dënuar me vdekje për mbështetjen e protestave në favor të të drejtave të grave në vendin e tij, ka konfirmuar Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Profesioneve të Futbollistëve (FIFPRO), e cila u ka bërë thirrje autoriteteve iraniane të heqin dënimin.

"FIFPRO është e tronditur dhe e neveritur nga raportet, se futbollisti Amir Nasr-Azadani do të përballet me ekzekutimin në Iran, pasi bëri fushatë për të drejtat e grave dhe liritë themelore në vendin e tij. Ne qëndrojmë në solidaritet me Amirin dhe bëjmë thirrje për heqjen e menjëhershme të dënimit të tij", - thuhet në një deklaratë të sindikatës.

Ish-lojtari i Rah-Ahan, Tractor dhe Gol-e Rayhan, 26 vjeç, është akuzuar nga regjimi iranian për një krim të quajtur 'moharebeh', domethënë 'armiqësi me Zotin', sipas 'IranWire'. Kjo nënkupton ekzekutimin me varje, një dënim i pësuar tashmë nga i riu Mohsen Shekari dhe mundësi Majid Reza Rahnavard, të varur në publik në qytetin e shenjtë të Mashadit me të njëjtat akuza si Amir Nasr-Azadani, të gjitha pas një gjyqi të padrejtë.

Gazeta raporton gjithashtu se familja e futbollistit "është kërcënuar vazhdimisht nga forcat e sigurisë së Republikës Islamike" nëse zbulojnë se i afërmi i tyre është ndaluar, diçka që më në fund ka dalë në dritë.

Ndaj ekzekutimeve dhe kërcënimeve me ekzekutim, ka reaguar vetëm një nga lojtarët e kombëtares iraniane, që kanë marrë pjesë në Botërorin e Katarit. Ky është portieri Alireza Beiranvand, i cili ka kërkuar në Instagram heqjen e dënimeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll