Aktualitet

U vdiq punëtori pasi ra nga skela, ‘zhduket’ kompania “Myderizi” (Foto)

7 Shtator 2019, 18:07 Nga DOSJA
U vdiq punëtori pasi ra nga skela, ‘zhduket’ kompania

TIRANËDosja.al ka mësuar se kompania që po merret me rindërtimin e pallatit, nga skela e të cilit ra një punëtor dhe humbi jetën është “Myderizi”. Kjo kompani rezulton aktive në QKR, dhe si ortak i vetëm është regjistruar Adrian Myderizi.

Dosja.al ka kontaktuar me nurmin zyrtar të kësaj kompanie ndërtimi, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Numri del i fikur dhe asnjë përfaqësues i kompanisë “Myderizi” nuk ka denjuar të japë shpjegime në lidhje me vdekjen e 66-vjeçarit, i cili humbi jetën teksa punonte pas asnjë lloj mase mbrojtëse.

Punëtori i ndërtimit me inicialet J.M., u gjet i vdekur ditën e sotme 66-vjeçari u gjet u gjet i pajetë ditën e sotme në zonën e Medresesë, në Tiranë. Policia njoftoi me 4 orë vonesë për vdekjen e tij.

Sipas policisë punëtori dyshohet se ka humbur ekuilibrin e për pasojë ka rënë dhe ka marrë plagë të rënda në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

66-vjeçari kishte një djalë që punon efektiv policie.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adrian myderizi komapnia myderizi vdes punetori ne tirane adrian myderizi komapnia myderizi vdes punetori ne tirane

Sondazh

Poll