Aktualitet

Mashtrimi 4 mln euro/ Flet biznesmenja e “Shpresa Al”:Prita 4 orë në komisariat dhe më arrestuan, fajin e ka një vajzë

7 Shtator 2019, 16:26 Nga DOSJA
Mashtrimi 4 mln euro/ Flet biznesmenja e “Shpresa Al”:Prita 4

TIRANË– Shpresa Joanidhi, administratore e Shpresa Al dhe bashkë- ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin, ka folur në Gjykatë pasi është arrestuar për evazion fiskal. Joanidhi, ish-kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës është shprehur se ka shkuar vetë në komisariatin e polciisë dhe pas katër orësh pritje është arrestuar.

Ajo ka treguar më tej se administratore e ‘Shpresa Al” është vënë një vajzë e re dhe përgjegjësinë e mashtrimit ia kaloi kësaj të fundit.

Shkova vetë në polici. Nuk e dija për cfarë bëhej fjalë. Prita 4 orë dhe më pas më arrestuan pasi mora vesh se më ishte prerë urdhër-arresti. Unë nuk jam administratore. Është një vajzë e re që ka një javë që është emëruar. Ajo merret me faturat e shit-blerjes,”- mësohet të jetë shprehur Shpresa Joanidhi.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që shtatë prej biznesmenëve të arrestuar të lirohen për arsye shëndetësore.

Prokurorja Imeraj kërkoi që nga ‘burg pa afat’ biznesmenët Ilia Dimon, Besnik Pelivanin, Vangjush Mbirçen, P. B, Astrit Lalën, Rabi Kurtin të liheshin në 20 ditë burg. Ndërsa për Shpresa Joanidhin kërkoi arrest shtëpie. Për tetë të tjerët vlen sërish masa fillestare e kërkuar “burg pa afat”.

15 biznesmenët u arrestuan më 4 shtator pas urdhrit të Prokurorisë në sajë të operacionit Informaliteti”. Sipas policisë dëmi i shkaktuar nga biznesmenët shkon deri në 4 milionë euro. Fillimisht Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 14 biznesmenët, ndërsa për Shkëlqim Prodanin “arrest shtëpie”. Sot u arrestua edhe biznesmeni i 16-ë, Drilon Bareti, me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shpresa al shpresa joanidhii shpresa al shpresa joanidhii

Sondazh

Poll