Aktualitet

Aksident me vdekje në Laç-Milot, mjeti ‘Porsche” përplas një grua

7 Shtator 2019, 17:08 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në Laç-Milot, mjeti ‘Porsche”

LAÇ– Një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Milot, pranë ish-Uzinës.

Gruaja është përplasur nga një automjet tip “Porsche” që drejtohej nga një 23-vjeçar me inicialet A.G., teksa po kalonte rrugën. Këmbësorja me inicialet Z.D. 44vjeçe, banuese në Laçka ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të mësuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

Njoftim i policisë Kurbin 

Rreth orës 18:40, në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç , në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit”, ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi A.G. vjeç 23, banues në Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar shtetasen këmbësore Z.D. vjeçe 44, banuese në Laç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne lac-milot vdes e moshuara aksident ne lac-milot vdes e moshuara

Sondazh

Poll