Politike

“Pjetrini”, Hajdari e nis sesionin parlamentar me gafa, harron mbiemrin e Valdrinit (VD)

Deputetja Hajdari e ka nisur me një gafë këtë sesion parlamentar.

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka mbajtur fjalën e saj në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar. Teksa fliste në lidhje me rastin e kandidatit të PS-së për bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, Hajdari bëri një tjetër gafë.

Deputetja ngatërroi mbiemrin e Valdrinit, dhe e quajati Pjetrin.

“Kujtojmë rastin e Pjetrinit. Nëse ju i kosideroni një fitore të madhe dhe triumf zgjehdjet e 30-qershorit, nuk di se çfarë të them për kandidatët që zgjidhni. Një prej tyre ishte dhe Pjetrini,”– tha ndër të tjera Hajdari.

Kujtojmë që edhe sesionin e kaluar parlamentar, Hajdari është bërë kryefjala e gafave. Sipas vetë deputetes këto gafa ndodhin pasi ka vështirësi në të folurën e gjuhës shqipe.

Kuvendi i Shqipërisë ka rinisur punimet plenare ditën e sotme. Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla njoftoi se kryeministri Edi Rama do të dorëzojë një amandament për shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit. Në 12 shtator pritet të rrëzohen 4 dekrete të Metës, teksa që nesër do të nisë shqyrtimi formal në komisionet parlamentare.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment