Politike

Kriza politike/ Meta nxjerr videon e 11 viteve më parë: S’bëj kompromis, ndarja e pushteteve është e shenjtë

7 Shtator 2019, 06:57 Nga DOSJA
Kriza politike/ Meta nxjerr videon e 11 viteve më parë:

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video të 11 viteve të mëparshme ku jep mesazhin se parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë dhe se për këtë nuk bën kompromis me asnjë.  “S’mund të pranojmë dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin Kushtetetues të 21 prillit  sepse për ne parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, është jetik, është vetë vija ndarëse midis demokracisë dhe diktaturës”, shprehet Meta në videon e 11 viteve , ku shfaqet në një miting.

Kësaj deklarate të tij ai i bën komentin: “Edhe sot më e vërtetë dhe aktuale se 11 vite më parë!” . Presidenti i ka dhënë mesazhin e radhës politikës, duke theksuar se ligji është mbi gjithçka.

Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë ky i fundit vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kriza politike ilir meta kriza politike

Sondazh

Poll