Politike

“Ka guximtarë që ngjiten lart, pa llogaritur rrezikun në kthim”, mesazhi ‘thumbues’ i Metës nga plazhi (Video)

7 Shtator 2019, 08:56 Nga DOSJA
“Ka guximtarë që ngjiten lart, pa llogaritur rrezikun në

TIRANË– Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në ekran, presidenti i vendit Ilir Meta ka zgjedhur që këtë të shtunë ta kalojë në plazh në shoqërinë e “mikeshave” të veçanta.

Kreu i shtetit ka publikuar një video, ku shihet duke përkëdhelur disa mace, ku një prej tyre, guximtari, siç e quan ai, ka tentuar të ngjitet në tendë.

Një mëngjes me një “buqetë” macesh, gjithmonë relaksues! Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty, për t’ia bërë të lehtë zbritjen.Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe të mbarë”, shkruan Meta në Facebook.

Ndërsa, pak ditë më parë me shtatë vota pro dhe një kundër të deputetit Adriatik Alimadhi, Komisioni i posaçëm Hetimor ka miratuar planin për hetimin e presidentit Ilir Meta për veprimtarinë e tij për zgjedhjet e 30 qershorit. Hetimi nëse ka shkelur kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të zgjasë deri më 8 tetor të vitit 2019.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta macet meta ne plazh ilir meta macet meta ne plazh

Sondazh

Poll