Çelja e negociatave me BE-në/ Parlamenti gjerman vendos javën e ardhshme për Shqipërinë
7 Shtator 2019, 06:17Nga DOSJA
Gjermani- Grupet për Ballkanin e BE të Bundestagut do të diskutojnë për Shqipërinë Siç mësoi Deutsche Welle nga qarqet e CDU/CSU-së në Berlin, javën e ardhshme deputetët e grupit më të madh në parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), do të merren intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave. Të përfshirë do të jenë kryesisht deputetët krisitandmeokratë e kristiansocialë të grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, i cili drejtohet nga nënkryetari i Grupit Parlamentar të CDU/CSU-së Johann David Wadephul (CDU), si dhe grupet e punës për çështje të Bashkimit Evropian dhe të Jashtme.
Gjatë javës së ardhme ata pritet të takohen si me përfaqësues të qeverisë gjermane, ashtu edhe me vetë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit pritet të vijë të premten e ardhshme, më 13 shtator, në Berlin.
Siç duket, një pjesë e madhe e deputetëve të CDU/CSU-së janë të prirur t’i japin Shqipërisë një “Po! me kushte”, por ka edhe një pakicë të vogël, por të fortë, që mendon se Shqipëria nuk është ende gati as për këtë.
Përveç kushteve të formuluara edhe më parë në lidhje me reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drogës, reformën zgjedhore, pritet të shtohen edhe kushte të tilla si, sqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, si edhe sqarimi i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona.
Vendimin përfundimtar grupi i CDU/CSU-së pritet ta marrë në datën 24 shtator. Qëndrimi i CDU/CSU-së duhet të jetë i njëjtë me atë të qeverisë gjermane dhe të partnerit të koalicionit SPD. Kjo e fundit, dhe Ministria e Jashtme e drejtuar prej saj, është shprehur qysh më parë për një fillim të menjëhershëm të negociatave me Shqipërinë. Nëse palët arrijnë t’i unifikojnë qendrimet e tyre, pritet që më 27 shtator ky qëndrim të votohet në seancën plenare të Bundestagut.
Tiranë- Kryeminstri Edi Rama përveç politikës i është futur edhe aktrimit. Ai është bërë pjesë e filmit të Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.Kryeministri së...
VLORË– Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë labe në qytetin e Vlorës. Rama u nis pasditen sotme për në qytetin e Vlorës ku ka inspektuar përf...
TIRANË– Drejtori i “Fiks Fare” Filip Çakuli ka thumbuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin për mungesën e presidentit Ilir Meta në 15-vjetorin e ...
TIRANË– Në festën e 15-vjetorit të themelimit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë pjesë edhe kryeparlamentari socialist, Gramoz Ruçi...
TIRANË- Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim feston 15-vjetorin e krijimit. Në fjalën e saj nga Pallati i Kongreseve, kryetarja e LSI-së, Monika K...
TIRANË- Deputeti i përjashtuar i PD-së, Mylsim Murrizi ka ironizuar faljen e tij publike ndaj Komunitetit Down. Gjatë replikave më një ndjekës, Murrizi ka ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza mbi provimin e pranimit në Shkollën e Policisë.Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkru...
TIRANË– Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka publikuar një status në rrjetet sociale ku e quan ministren Elisa Spiropali nëj hajdute të 5 milionë ...
VLORË- Këshilli Bashkiak i Vlorës, sot kishte të programuar një mbledhje për të miratuar disa pika në rendin e ditës.Por dhe pse ishte parashikuar mbledhja...