Aktualitet

Prokuroria kërkoi 12 vite burg, GJKKO e dënon me 8 vite ish-truprojën e ish-ministrit Tahiri

Prokuroria kërkoi 12 vite heqje lirie për Markun, por ai përfitoi zbritje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

14 Dhjetor 2022, 11:33 Nga A.B
Prokuroria kërkoi 12 vite burg, GJKKO e dënon me 8 vite
Hekuran Marku

TIRANË- Është dënuar me 8 vite e 8 muaj burg, Hekuran Marku, ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sot pritej vendimi i togave zë zeza të GJKKO-së, aty ku u vendos për dënimin e tij.

Prokuroria kërkoi 12 vite heqje lirie për Markun, por ai përfitoi zbritje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndaj tij nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën për të cilin ende zvarriten procedurat e ekstradimit. Më 1 prill Marku u ekstradua nga Gjermania, për t'u përballur me GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK.

hekuran marku

Sondazh

Poll