Aktualitet

Akuza për shpërdorim detyre/ Shtyhet në GJKKO seanca paraprake ndaj ish-drejtoreshës së ARRSH-së

Sonila Qato dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ndërsa vetëm pak javë më parë 10 persona u morën nën hetim nga SPAK, mes tyre ish-drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

14 Dhjetor 2022, 10:15 Nga A.B
Akuza për shpërdorim detyre/ Shtyhet në GJKKO seanca paraprake
Sonila Qato

TIRANË- Seanca paraprake ndaj ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qatos është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e prokurorit Altin Dumani. 

Në Gjykatën e shkallës së Parë të GJKKO-së, trupa gjykuese pritej të njihej me materialet hetimore të prokurorisë dhe pretendimet e palës mbrojtjëse. Sot do vendosej nëse do e kalonte çështja për gjykim apo do ia rikthente edhe njëherë prokurorisë për të plotësuar dosjen.

Sonila Qato dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ndërsa vetëm pak javë më parë 10 persona u morën nën hetim nga SPAK, mes tyre ish-drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

SPAK ka gjetur elementë të veprës penale ‘shpërdorim detyre’, ‘shkeljes së barazisë në tendera, “falsifikim i dokumentave” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë gati 60 mln Euro.

Fillimisht ishte Kontrolli i Lartë i Shtetit që zbuloi shkeljet dhe referoi materialet. Të pandehur janë Sonila Qato, Elona Gogo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi.

sonila qato

Sondazh

Poll