Aktualitet

Ishte duke prerë pemë, plagoset rëndë 37-vjeçari shqiptar në Greqi, dërgohet me urgjencë në spital

37-vjeçari fatkeq dyshohet se po kryente punime për prerjen e pemëve, kur në rrethana që po hetohet, ka mbetur i plagosur në pjesën e barkut.

14 Dhjetor 2022, 10:39 Nga d.a.
Ishte duke prerë pemë, plagoset rëndë 37-vjeçari
Ambulance

GREQI- Pasditen e djeshme, një 37-vjeçar shqiptar është transferuar në Spitalin e Trikalas në Greqi me plagë të rënda në bark. 

Sipas mediave greke, 37-vjeçari fatkeq dyshohet se po kryente punime për prerjen e pemëve, kur në rrethana që po hetohet, ka mbetur i plagosur në pjesën e barkut. 

Ai u dërgua me urgjencë nga të afërm në spital ku u dërgua direkt në sallën e operacionit pasi po humbiste sasi të mëdha gjaku. Policia po heton për rrethanat e sakta të aksidentit.

lendohet shqiptari ne greqi policia greke

Sondazh

Poll