14 Dhjetor 2022, 09:34
Nga k.m.
Foto ilustruese
Gjykata e Dibrës vendosi të martën të dënoj me 2 vjet burg me kusht dy ish-zyrtarë lokalë në Dibër të përfshirë në atë që u bë e njohur si “Dosja 184” për blerjen dhe tjetërsimin e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale për bashkinë në vitin 2016. Ish-Drejtori i Zyrës Arsimore Drini Gjeci dhe Nuri Meda ish-Administratori i njësisë Tomin u dënuan po ashtu edhe me dy vjet heqje të drejtës për të ushtruar funksione publike.
Gjyqtari Edvan Veçani njoftoi vendimin, që është i njejtë me kërkesat e prokurorit Urim Buci që u lexuan në prill 2022. Por për muaj me radhë gjykata nuk qe në gjendje të dëgjonte pretendimet e mbrojtjes.
Avokati Gentjan Rumano pretendoi në seancë se prokuroria nuk e kishte provuar akuzën për të dy të pandehurit dhe nuk kishte marrë dëshmitë e personave që pretendohet se ishin kanosur. Rumano i kërkoi gjykatës që t’i shpallte ata të pafajshëm ose caktimin e një mase dënimi më të lehtë si kryerja e punëve në komunitet. Sipas mbrojtësit prokuroria kishte kërkuar dënimin e Gjecit për dy akuza, por për fakte të njëjta penale. I pyetur në telefon nga BIRN, Rumano tha se “është shpejt për të folur për apelim”.
Dosja 184, me përgjime që implikojnë disa persona, përfshi të pandehurit e mësipërm, në manipulimin dhe blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 në favor të kandidatit të mbështetur nga Partia Socialiste, u zvarrit mes prokurorive të Dibrës, asaj të Krimeve të Rënda dhe SPAK për gati 5 vjet. Ajo u dërgua në gjykatë në fund të vitit 2020 vetëm për 4 të pandehur dhe në 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim.
Dosja më pas u nda në dy pjesë të pandehurit Gjeci dhe Nuri Meda, për të cilët pretenca u lexua të martën kërkuan gjykim të shkurtuar. Megjithatë gjyqi ndaj tyre vijoi për mbi një vit dhe u shty disa herë për mungesë të avokatëve e mosnjoftim të personave të tretë palë në proces.
Ndërkohë procesi tjetër ndaj Robert Agës, ish-komisar i Policisë së Dibrës dhe Hasan Hotit ish-administrator i Lurës po zhvillohet në një gjyq normal, në të nuk është arritur ende në fazën e pretencës. Gjyqi vijon të shtyhet për arsye të ndryshme.
Shënim: Ky shkrim u amendua për të përfshirë qëndrimin e avokatit./BIRN
dosja 184 gjykata e dibrës
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 09:35
a.l
VALBONË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar një njoftim lidhur situatën e motit në vend. Në njoftim bëhet me dije se Rajoni...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 09:19
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një varkë me emigrantë rrezikon të mbytet në Kanalin Anglez, ndërkohë që ka n...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 08:36
a.l
byzylyku elektronik
ITALI- Një 29- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ishte në kërkim për trafi...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 08:26
a.l
Policia Italiane
ITALI- Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Mediat italiane bëjnë me dij...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 08:13
A.B
Policia
ITALI- Vdes shqiptari në Itali. Mediat fqinje raportojnë se 48-vjeçari është dhunuar për vdekje brenda banesës...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 07:55
A.B
Arben Zogu dhe Elvis Demce
ITALI- Tetëmbëdhjetë vjet burg për Elvis Demçen dhe 16 për rivalin e tij Ermal Arapaj, i ci...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 07:50
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë alikimin e Kosov&...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 07:29
A.B
Debore
TIRANË- Vendi ynë për gjatë gjithë ditës parashikohet të dominohet nga vranësirat e shumta në t&eu...
Aktualitet
14 Dhjetor 2022, 07:06
a.b
Porti
Pas dhënies të statusit të investitorit strategjik zhvillimit të projektit Durrës Yachts & Marina, ku shteti dhuron trua...
Aktualitet
13 Dhjetor 2022, 23:01
F.M
Rishi Sunak
BRITANI E MADHE- Rishi Sunak ka premtuar të sjellë ligje të reja për të trajtuar imigracionin e paligjshëm, duke ...