Aktualitet

13-16 mijë lekë më pak/ I hoqën pagesën higjeno-sanitare, invalidët futen në grevë urie

Njëri prej tyre është shprehur se ka bërë thirrje ndaj institucioneve dhe nuk ka marrë përgjigje.

14 Dhjetor 2022, 10:23 Nga a.l
13-16 mijë lekë më pak/ I hoqën pagesën
Foto ilustruese

ELBASAN- Disa pjesëtarë të shoqatës së invalidëve në Elbasan kanë vendosur të futen në grevë urie pasi u është ndërprerë pagesa e invaliditetit. Para dhe tetraplegjikë do të përballen me përgjysmimin e pagesës së paaftësisë. Sipas tyre, qeveria u ka hequr nga 13 deri në 16 mijë lekë të reja ndihmë ekonomike për paketën higjeno-sanitare. Njëri prej tyre është shprehur se ka bërë thirrje ndaj institucioneve dhe nuk ka marrë përgjigje. 

13-16 mijë lekë më pak/ I hoqën pagesën

"Më kanë bërë me prapambetje mendore, që mos të bëj denoncime. Ka korrupsion të gjallë nga këta persona që kanë nga 2-3 palë shtëpi. Unë kam qenë i pari që kam hyrë në grevë urie për këtë vit se kam hyrë edhe më përpara. I bëj thirrje SPAK-ut që të verifikojnë pasuritë e tyre. I kam çuar dokumentat të instancat, ja kam çuar avokatit të popullit, Ministrisë, Ambasadës ja kam çuar dhe s'kam marrë asnjë përgjigje. Të zhduken hadjutët ata të korruptuarit. Kërkojnë rezonancë. Unë e di shumë mirë që në dosje nuk ka as rezonancë asgjë. Janë të gjitha dosjet pa rezonancë", tha një nga banorët.

Një tjetër është shprehur se familjarët e tij nuk mund të kujdesen dot më për të me pagesën e invaliditetit, e cila tashmë është përgjysmuar pasi në dokumentacionin e tyre nuk janë përfshirë të gjitha problemet shëndetësore që ai ka. 

13-16 mijë lekë më pak/ I hoqën pagesën

"Nga 360 mijë lekë që duhet të merrja unë 260 mijë lekë kam marrë. Nuk ta kemi hequr statusin më thonë je grupi i parë, ke nevojë për përkujdesje nga personi tjetër, i heqim 160 mijë lekë. Kush të mban, unë jam vetë i 4 në shtëpi me nusen, me dy kalamaj të vegjël. Kush të mban me 100 mijë lekë që të të rrijë shoqëruesja ty?", tha banori tjetër.

Nëse nuk marrin një përgjigje, Shoqata e personave me aftësi ndryshe do të vijojë grevën. Në total janë rreth 250 persona me aftësi ndryshe që janë prekur nga këto ndryshime. Në bazë të VKM nr.78 persona, të cilët kanë dëmtime definitive, pa perspektivë përmirësimi të gjendjes shëndetësore, deklarohen invalidë të përjetshëm dhe nuk duhet të paraqiten pranë Komisionit Mjekësor Epror. Mirëpo komisioni ka vendosur të ndryshojë rregullat duke vështirësuar jetesën e invalidëve./Dosja.al

shoqata e invalideve ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll