Aktualitet

Operacion blic në Tiranë/ Shpërndante drogë afër shkollave në 'Don Bosko', arrestohet 30-vjeçari, në hetim motra e tij

Në hetim është vënë motra e tij e identifikuar me iniciale Xh. K., 32- vjeçe pasi ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që mbante vëllai i saj në banesë. 

14 Dhjetor 2022, 10:47 Nga a.l
Operacion blic në Tiranë/ Shpërndante drogë afër
DROGA

TIRANË- Një 30- vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë, ndërsa në hetim është vënë motra e tij. Policia njofton se është bërë arrestimi i të riut me iniciale A.K., në kuadër të operacionit të koduar 'Location', pasi është kapur me 2.5 kg drogë që dyshohet se do e shpërndante në shkollat afër zonës së 'Don Boskos'. Në hetim është vënë motra e tij e identifikuar me iniciale Xh. K., 32- vjeçe pasi ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që mbante vëllai i saj në banesë. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Location”.

Gjatë operacionit, në zonën e Don Boskos, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin A. K. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ambientit përreth u gjetën disa qese farmaceutike me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të banesës së shtetasit A. K., ku kanë gjetur sasi të ndryshme lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, rreth 250 doza të kësaj lënde narkotike të paketuara me qese farmaceutike, peshore elektronike dhe qese të tjera farmaceutike që do të përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, qeset farmaceutike, 3 peshore elektrike dhe 3 aparate celulare. 

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. K., 32 vjeçe (motra e të arrestuarit), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, pasi ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që mbante vëllai i saj, në banesë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestime ne tirane

Sondazh

Poll