Aktualitet

Rritet numri i pasagjerëve në transportin detar, por nuk e kalon pandeminë; Operatorët: Nuk po sjell përfitime

Sipas të dhënave të INSTAT për periudhën janar-tetor 2022 numri i hyrje-daljeve të pasagjerëve me transportin detar është 62% më shumë se 2021. Për të njëjtën periudhë krahasuar me 2019 numri i pasagjerëve është me rënie 13%.

14 Dhjetor 2022, 10:41 Nga A.B

Rritet numri i pasagjerëve në transportin detar, por nuk e kalon

Fluksi i transporti detar të pasagjerëve nuk arrin të tejkalojë nivelin para pandemisë.

Sipas të dhënave të INSTAT për periudhën janar-tetor 2022 numri i hyrje-daljeve të pasagjerëve me transportin detar është 62% më shumë se 2021. Për të njëjtën periudhë krahasuar me 2019 numri i pasagjerëve është me rënie 13%.

Rritjen e hyrje daljeve të pasagjerëve me traget për këtë vit krahasuar me 2021 operatorët e cilësojnë si efekti “inkë” i pandemisë, ku për shkak të bllokimeve në Shqipëri dhe në shtetet e tjera, lëvizja ishte e pamundur.

Për drejtuesit e kompanive detare edhe pse numri i pasagjerëve është me rritje në raport me vitin e kaluar, sipas tyre shtimi i pasagjerëve nuk po sjell përfitime, pasi nuk po punohet me kapacitet të plotë. Përfaqësuesi shqiptar për kompaninë italiane të lundrimit “Adria Ferris” Bernard Resto që operon në Shqipëri me tragete që nga viti 2004 në linjat ndërkombëtare, Durrës- Ankona, Durrës- Bari dhe Durrës- Trieste tha se tragetet po lëvizin me 25% të kapacitet të pasagjerëve.

Sipas tij kjo vjen për shkak të konkurrencës në çmime të biletave të avionit, kryesisht të linjave low cost në raport me biletën e tragetit dhe pamundësisë së trageteve për të ulur çmimet nga kostot e larta të tarifës së koncesionit për rimorkiot dhe tarifës së kanalit për çdo prekje.

Resto nuk parashikon tendencë rritëse për 2023, për shkak të ecurisë së muajit dhjetor që është periudhë festa, ku rezulton se deri tani fluksi i pasagjerëve është i njëjtë me vitin e kaluar, por edhe për shkak të numrit të lartë të largimeve të popullatës nga Shqipëria.

Në 2020 për shkak të situatës të krijuar nga pandemia jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë, transporti detar i pasagjerëve mbeti pothuajse i paralizuar. Sipas të dhënave të INSTAT për 8 mujorin 2020, transporti i pasagjerëve me det ra 78% krahasuar me të njëjtën periudhë të 209.

Reduktimi i numrit të udhëtarëve nisi në muajin mars, kur në vend filloi të zbatohet karantina. Rënia nuk u frenua edhe për muajt e tjerë deri më shtator, ku tkurrja më e fortë ishte në prill 95% lëvizje më pak krahasuar me 2019.

Në portin e Durrësit fluksi i udhëtarëve me traget në pandemi ra 70%. Nga porti i Vlorës udhëtuan 90% pasagjerë më pak se në 2019. Humbjet më të mëdha ishin në portin e Sarandës, ku tragetet që niseshin drejt Korfuzit prej mesit marsit kanë mbetur të pezulluar./MONITOR

transporti detar

Sondazh

Poll