Aktualitet

Reshje shiu dhe bore, ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë në zonat malore

Problematike shfaqen disa akse rrugore në zonën e Valbonës, ku ka pasur reshje dëbore.

14 Dhjetor 2022, 09:35 Nga a.l

Reshje shiu dhe bore, ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes,

VALBONË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar një njoftim lidhur situatën e motit në vend. Në njoftim bëhet me dije se Rajoni Verior është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës që në orët e para të mëngjesit. Problematike shfaqen disa akse rrugore në zonën e Valbonës, ku ka pasur reshje dëbore. ARRSH  ka bërë apel për shoferët të cilët duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, për të shmangur aksidente me rrezik për jetën. 

NJOFTIMI I ARRSH:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Rajonin Verior. Në aksin Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore qarkullimi kryhet pa probleme. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Për të mbajtur qarkullimin në normalitet, po kryhen punime nga kontraktorët me mjete e punëtore. Vendi ynë për gjatë gjithë ditës parashikohet të dominohet nga vranësirat e shumta në të gjithë territorin. Mesdita dhe orët vijuese do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të dëborës./Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll