Politike

”Ngatërroi adresën e shtëpisë së Kajmakut”, Posta i përgjigjet Prokurorisë: Letra është çuar në Bashki, ka firmosur sekretaria

Posta Shqiptare deklaron se dërgesa e Prokurorisë është dërguar në zyrën e kryebashkiakut Kajmaku brenda 72 orësh dhe se ato kanë edhe barkodin përkatës.
Featured image of article: ”Ngatërroi adresën e shtëpisë së Kajmakut”, Posta i përgjigjet Prokurorisë: Letra është çuar në Bashki, ka firmosur sekretaria Agim Kajmaku

TIRANË- Posta Shqiptare i është përgjigjur zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme, e cila pretendoi se kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmakun nuk ka dhënë ende shenjat e gishtave pasi nuk kishte marrë fletëthirrjen. (Lexo këtu)

Në reagimin e saj Posta deklaron se dërgesa e Prokurorisë është dërguar në zyrën e kryebashkiakut Kajmaku brenda 72 orësh dhe se ato kanë edhe barkodin përkatës.

“Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë. Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra: Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës. Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë,“-shkruhet ndër të tjera në reagimin e Postës.

Reagimi i Postës Shqiptare:

Duke marrë shkas nga publikimet  në media në lidhje me njoftimin e dalë nga Prokuroria e Përgjithshme  për rastin e z. Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkisë Vorë, sqarojmë se :

Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme.

Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjitshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës).

Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash.

Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë.

Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra:

Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës.

Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë.

Prej disa ditësh, demokratët akuzojnë Kajmakun se është arrestuar për falsifikim parash në Greqi dhe më pas është arratisur drejt Shqipërisë, duke e lenë çështjen të hapur. Kajmaku mohon akuzat, ndërsa PD i kërkon largimin pasi preket nga ligji për dekriminalizimin, me fshehjen e arrestimit në formular. Ndërkohë sot Prokuroria e Përgjithshme ka treguar të gjitha veprimet që kishte bërë për çështjen e Kajmakut, duke thënë se ende nuk ka dhënë shenjat e gishtave, pasi Posta Shqiptare kishte ngatërruar adresën.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “”Ngatërroi adresën e shtëpisë së Kajmakut”, Posta i përgjigjet Prokurorisë: Letra është çuar në Bashki, ka firmosur sekretaria

  1. Parashikon ndonje denim Kodi Penal Shwiptar per personat qe mashtroin, fshefin, dhe pengoin zbatimin e ligjit i cili eshte " I BARABARTE PER TE GJITHE" ?

Shto Koment