Sport

Trajneri Fernando Santos i vendosur, nuk pendohet që uli në stol Cristiano Ronaldon

Ylli i futbollit portugez u fut në fushë në ndeshjen ndaj Marokut, pasi skuadra e tij ishte në diavantazh 1-0.

12 Dhjetor 2022, 14:03 Nga DOSJA
Trajneri Fernando Santos i vendosur, nuk pendohet që uli në stol

PORTUGALI - Pas humbjes së tmerrshme të Portugalisë ndaj Marokut në Kupën e Botës FIFA 2022, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos deklaron se nuk “nuk pendohet” që e la në stol dhe nuk e nisi takimin me Cristiano Ronaldon. Ylli i futbollit luzitan hyri në fushë vetëm në minutën e 51-të, teksa ekipi i tij ishte në disavantazh 1-0.

Më herët, në Botërori që po mbahet në Katar, Ronaldo luajt si zëvendësues edhe gjatë fitores 6-1 të Portugalisë ndaj Zvicrës. Santos vuri në dukje, se niveli i lojës që pa nga skuadra e Portugalisë e shtyu atë të ruante të njëjtin formacion për ndeshjen çerekfinale të asaj humbje.

"Unë nuk mendoj kështu, nuk jam i keqardhur, - tha Santos. - Mendoj se ajo ishte një skuadër, që luajti shumë mirë kundër Zvicrës. Cristiano Ronaldo është një lojtar i mrekullueshëm, ai hyri në fushë kur ne menduam se ishte e nevojshme, kështu që nuk jemi penduar.” Duke shtuar më tej: “Nëse do të kërkojmë dy persona që ishin më të mërziturit, jemi Cristiano Ronaldo dhe unë. Sigurisht që jemi të mërzitur, por kjo është pjesë e punës së trajnerit dhe lojtarit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll