Sport

VIDEO/ “Leo Messi është “Maradoneando” në këtë Botëror”

“Messi po tregon thelbin e futbollit, ai është më i lidhur se kurrë me të gjithë dhe po tregon karakterin që ka pasur gjithmonë. Nëse nuk ju pëlqen Messi, nuk ju pëlqen futbolli”. “Messi po tregon thelbin e futbollit, ai është më i lidhur se kurrë me të gjithë dhe po tregon karakterin që ka pasur gjithmonë. Nëse nuk ju pëlqen Messi, nuk ju pëlqen futbolli”.

12 Dhjetor 2022, 10:36 Nga DOSJA

VIDEO/ “Leo Messi është “Maradoneando” në

KATAR - Jorge Valdano, kolumnist i rregullt për ‘A BOLA’, kampion bote në vitin 1986 me Argjentinën së bashku me Diego Maradonan, ka folur për paraqitjet që Lionel Messi po kryen në Botërorin aktual.

“Messi po tregon thelbin e futbollit, ai është më i lidhur se kurrë me të gjithë dhe po tregon karakterin që ka pasur gjithmonë. Ai është 'maranodeando' në këtë Botëror”, është shprehur ai, sikur Messi të luante në stilin e lavdisë së dikurshme të futbollit argjentinas.

Në deklaratat e mbledhura nga kanali televiziv TyC Sports, Valdano ka rrëfyer gjithashtu: “Unë kam qenë një admirues i Messit që nga dita e parë. Ai është një gjeni për 20 vjet. Nëse nuk ju pëlqen Messi, nuk ju pëlqen futbolli”.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll