Sport

VIDEO / Marokeni që “i ktheu shpinën” kombëtares së vendit të tij… për të respektuar punën

Atë mbrëmje, vendi i tij i lindjes po luante një lojë historike dhe megjithatë ai i kishte kthyer shpinën për të përmbushur detyrat e tij për të na mbajtur të sigurt në stadium

12 Dhjetor 2022, 11:39 Nga DOSJA
VIDEO / Marokeni që “i ktheu shpinën” kombëtares

KATAR - Heroi i vërtetë ishte ky njeri maroken. Ai punon si një punonjës sigurie në stadium.

“Atë mbrëmje, vendi i tij i lindjes po luante një lojë historike dhe megjithatë ai i kishte kthyer shpinën për të përmbushur detyrat e tij për të na mbajtur të sigurt në stadium,” - shkruan një prej tifozëve që ishte i pranishëm në fitoren 1-0 të Marokut ndaj Portugalisë.

Ndërkohë që ka publikuar këto pamje ai tregon qartë emocionet dhe ndjenjën e dyzuar të këtij djaloshi mes respektitmit të detyrës profesionale dhe ndjenjës së gëzimit që pas shpinës së tij skuadra e shtetit të tij po bënte një arritje historike.

Një mision në dukje i pamundur për të dy, por që në fund të dyja palët ia dolën të bënin detyrën e tyre me sukses.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll