Sport

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares, ka dëmtuar rëndë gjurin e djathtë. Trajneri i Chelseas kryqëzon gishtat… (video)

Sulmuesi i Chelseat, ka dëmtuar rëndë gjurin e djathtë në miqësoren kundër Aston Villas.

12 Dhjetor 2022, 10:59 Nga DOSJA

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares, ka dëmtuar rëndë

ANGLI - Thirrjet e dhimbjeve të Armando Brojës, të fusin të dridhura. Mbrëmjen e kësaj të diele, gjatë një miqësore kundër Aston Villas, sulmuesi i Chelseas dhe i kombëtares shqiptare, ka dëmtuar rëndë gjurin e djathtë. 

“Fatkeqësisht, ai e dëmtoi këmbën në një duel. Është ende herët për të ditur se çfarë ka, por është shqetësuese,- pranoi trajneri i tij Graham Potter. - Do të kryqëzojmë gishtat... ” Këtë sezon 22-vjeçari shqiptar ka luajtur 18 ndeshje me ‘Blutë’ e Londrës në të gjitha garat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll