Sport

Presidenti Noël Le Graët del hapur ‘pro’ vazhdimësisë të Deschamps: “Është ai që vendos, shpresoj se do të thotë Po”

Pas fitores së bluve ndaj Anglisë (2-1), presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët ka dhënë një intervistë ekskluzive për kanalin ‘L'Équipe’. U diskutuan disa tema: menaxhimi pas Euros, kursi i ‘Bluve’, e ardhmja e trajnerit...

12 Dhjetor 2022, 13:12 Nga DOSJA
Presidenti Noël Le Graët del hapur ‘pro’

FRANCE - Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët, në kanalin ‘L'Équipe’ ka deklaruar: “Jemi me fat që kemi një trajner të mirë, staf teknik të mirë. Nuk ka rrëshqitje. Lojtarët duhet të qetësohen, ne me të vërtetë kemi një ekip menaxherësh me cilësi të lartë rreth tyre. 

Nuk kam ardhur të flas për vitin 2021. Është folur mjaft për të. Ne i vendosëm gjërat në vend, me të njëjtin staf dhe funksionon. Didier Deschamps nuk e ka humbur kontaktin. Ai rezaton lumturi edhe te lojtarë. 

Çështja e zgjatjes së kontratës varet plotësisht nga ai. Të gjesh një trajner të kësaj cilësie nuk është e lehtë. Është ai që vendos, shpresoj të thotë ‘Po’. Por gjithsesi meriton, sidomos nga ana e tij, një reflektim”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll