Sport

Figo del hapur: “Fajtori kryesor te Portugalia ëshë trajneri Santos”

Tifozët janë jashtëzakonisht kritik ndaj trajnerit, të cilit kanë dashur të largohej nga drejtimi i kombëarës portugeze edhe para fillimit të Botërorit. Santos nuk dha dorëheqjen, por nuk ka dyshim se pas eliminimit tronditës nga Maroku, karrigia e ekspertit me përvojë po dridhet rëndë.

12 Dhjetor 2022, 11:17 Nga DOSJA

Figo del hapur: “Fajtori kryesor te Portugalia ëshë trajneri

KATAR - Futbollisti i njohur portugez Luis Figo ka folur hapur për dështimin e kombëtares së tij në Botërorin e Katarit.

Figo beson se fajtori kryesor për eliminimin e Portugalisë në çerekfinale të Botërorit është trajneri i kombëtares, Fernando Santos .

Ish-lojtari i kombëtares kritikoi Santosin për vendimin për të lënë në stol Cristiano Ronaldon .

Figo del hapur: “Fajtori kryesor te Portugalia ëshë trajneri

"Nuk mund ta fitosh Kupën e Botës me Ronaldon në stol. OK, ju mundët Zvicrën. Rezultat i mrekullueshëm. Por a mund ta bëni këtë në çdo ndeshje? Jo", thotë Figo, duke shtuar:

"Lënia e Ronaldos në pankinë është një gabim i madh. Faji për këtë humbje është i trajnerit dhe stafit të tij".

Figo del hapur: “Fajtori kryesor te Portugalia ëshë trajneri

Interesant është fakti se menjëherë pas disfatës ndaj Marokut, gazetarët e kanë pyetur Santosin nëse është fajtor që nuk e ka futur Ronaldon në formacion dhe ai është përgjigjur se nuk është dhe se nuk pendohet.

Fjalët e Figos shkaktuan një stuhi të madhe në Portugali. Tifozët janë jashtëzakonisht kritik ndaj trajnerit, të cilit kanë dashur të largohej nga drejtimi i kombëarës portugeze edhe para fillimit të Botërorit. Santos nuk dha dorëheqjen, por nuk ka dyshim se pas eliminimit tronditës nga Maroku, karrigia e ekspertit me përvojë po dridhet rëndë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll